Në Kosovë nuk është aspak e rastit të ndeshësh qytetarë me emra 'puro shqiptarë' apo me emra vendesh nga Shqipëria, qytetesh a fshatrash, shkruan Syri.
Kjo pikë e përbashkët i ka mbledhur 40 gra e vajza kosovare me emrin Saranda që të nisen me autobus drejt jugut të Shqipërisë duke kënduar.
Ato kanë dashur të vizitojnë qytetin që prindërve të tyre u ka goditur në zemër dhe u ka lënë aq mbresa.
Ja tek janë 40 vajzat me emrin Saranda, në rrugëtimin e tyre drejt... origjinës së emrit.