Kuriozitet

Rrëfimi i shoferit të kamionit që i fitoi 50 mijë dollarë në lotari

Një shofer kamioni nga Ohio i SHBA-së i ka fituar 50.000 dollarë nëpërmjet lotarisë, shkroi Upi.

Ai po shkonte në Kentucky me kamion kur ndaloi për të ngrënë drekë dhe vendosi të blinte një tiketë lotarie.

Vura re një poster lotarie jashtë dyqanit që i reklamonte 50.000 dollarë dhe mendova se do të ishte e mirë.

“Po ndihesha mirë kështu që i nxora paratë dhe bleva një biletë”, deklaroi ai. Ai tha se çmimin e kuptoi pasi dolën rezultatet, ndërsa paratë e fituara do t'i investojë në shtëpi.