Një burrë nga Karolina e Veriut tha se u ndalua në një lokal për kafe, por kjo bëri që më pas t’i fitonte 1 milion dollar.
Upi ka shkruar se William Roberts kur mori kafenë vendosi të blinte edhe një tiketë lotarie që kushtonte 50 dollarë, por shifrat brenda saj kishin vlerën e 1 milioni.
“U ngrita të dielën në mëngjes dhe shkova të blija një kafe. U ula në makinë duke pirë kafen time, ndërsa gërvishta biletën. Bileta doli të ishte fituese e jackpotit prej 1 milion dollarësh”, ka shtuar Roberts.
Ai ka theksuar se kjo fitore ishte e pabesueshme, duke treguar se paratë do t’i investojë në biznesin e tij.
“Unë jam shofer kamioni, kështu që ndoshta do t’i investoj paratë për të blerë më shumë kamionë për biznesin tim”, ka thënë burri nga Karolina.