Këtë javë, banorët e qytetit Tabuk në Arabinë Saudite u zgjuan nga gjumi për ta parë shkretëtirën ranore të mbuluar me borë të bardhë.
Menjëherë, njerëzit filluan të shpërndajnë video në mediat sociale duke treguar deve që vrapojnë në shkretëtirën e mbuluar me borë.
Një personalitet i njohur në platformën YouTube e kishte xhiruar borën duke rënë, si dhe e kishte realizuar një video nga droni ku ditën tjetër shkretëtira dukej e mbuluar nga bora.
Turistët e pushtuan këtë lokacion për ta shijuar borën që shihet shumë rrallë në Arabinë Saudite.
Në fillim të kësaj jave, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë paralajmëroi i sauditët për stuhi të forta në disa pjesë të vendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkretëtira në Arabinë Saudite bëhet e gjelbër, banorët kujtojnë profecinë
-
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në qytetin Jeddah në Arabinë Saudite
-
Rrugë të përmbytura e kaos, Meka goditet nga shiu i rrëmbyeshëm
-
Borë në shkretëtirën e Saharës
-
Alarme për sulme ajrore në Riad për herë të parë që nga përshkallëzimi i sulmeve nga Houthit