Shiu i dendur i ka përmbytur rrugët dhe pronat në Jeddah, qytet i Arabisë Saudite i rrethuar nga shkretëtira. Televizioni shtetëror ka transmetuar pamje të banorëve që po përballeshin me përmbytjet. Shumë makina e shtëpi ishin të bllokuara për shkak të nivelit të ujit.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë lëshoi një raport duke treguar se “reshje të rrëmbyeshme, të shoqëruara me erëra aktive do të parashikohen të bien në disa pjesë të rajoneve të tjera”. Përmbytjet e këtij viti nuk janë të parat. Në vitin 2009, përmbytjet lanë 120 të vdekur. / AP
Artikuj të ngjashëm
-
Përmbytet Dubai
-
Rrugë të përmbytura e kaos, Meka goditet nga shiu i rrëmbyeshëm
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
12 të vdekur, shumica fëmijë, nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit
-
Të paktën 30 persona të vdekur nga përmbytjet në Pakistan