Botë

Rrugë të përmbytura e kaos, Meka goditet nga shiu i rrëmbyeshëm

Një stuhi e madhe e shoqëruar me rrebeshe të dendura shiu ka goditur këtë të premte Mekën në Arabinë Saudite dhe ka shkaktuar probleme të mëdha për popullsinë vendase.

Videot që janë shfaqur në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura ku veturat po merren nga uji.

Situata më kritike është në qytetin e Mekës, ndërsa probleme ka edhe në qytete të tjera si Xheda, Medina dhe Tabuk, shkruan National News.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Krizave dhe Fatkeqësive në Mekë paralajmëroi banorët që të mos largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk është e nevojshme.

Paralajmërimi do të jetë në fuqi deri sonte në orën 21:00. Reshje të dendura gjatë ditës priten edhe në Jeddah, në perëndim të Mekës.