Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytet Dubai

Dubai

Foto: Associated Press

Stuhi të forta kanë goditur Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke regjistruar shiun më të madh ndonjëherë në vend. Një pjesë e autostradave dhe aeroporti ndërkombëtar i Dubait janë nën ujë, shkruan AP.

Agjencia shtetërore e lajmeve WAM e quajti shiun “ngjarje historike të motit” që tejkaloi “çdo gjë të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave më 1949”. Në Emirate, shiu është shumë i rrallë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shiu ka nisur që nga e hëna vonë, ndërsa të martën u rrit intensiteti.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë, ka thënë se përmbytjet kanë lënë opsione të kufizuara të transportit dhe kanë prekur disa fluturime.

Ndjekja e mësimit është pezulluar, ndërsa punëtorët shtetërorë do të punojnë nga distanca.

VIDEO: