Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkretëtira në Arabinë Saudite bëhet e gjelbër, banorët kujtojnë profecinë

Pjesë të shkretëtirën në Arabinë Saudite kanë rritur papritur bar dhe bimë pas disa javësh shiu dhe vërshimesh.

Vendi u përball me reshje të dendura në dhjetor, të cilat e lanë Mekën dhe zonat e tjera të përmbytura. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, javë më vonë, shkretëtira që i rrethon është kthyer në gjelbërim për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Fotografitë kanë treguar devetë që kullosin në bar të freskët dhe shkurret dikur të thata tani janë të gjalla me ngjyra.

Gjelbërimi ka lulëzuar aq shumë sa mund të shihet nga satelitët e NASA-s, raportoi Metro.co.uk.

Shumë banorë kanë postuar fotografi në rrjetet sociale me disa që e kanë parë këtë gjelbërim si dëshmi të një profecie të myslimanëve, e cila thotë: “ Nuk do të vijë ora e fundit derisa toka e Arabisë të kthehet në livadhe dhe lumenj”.

Megjithatë, të tjerë janë shprehur se shkretëtira në Arabinë Sauditë edhe herë të tjera ka parë shpërthim të gjelbërimit.