Një ditë më parë çiftet kanë festuar 14 shkurtin që njihet ndryshe si dita e të dashuruarve. Kjo nuk është festuar vetëm nga të rinjtë.
Përmes një video të postuar në TikTok shikohet sesi një pesëvjeçar, njëlloj si të rriturit, me lule në dorë ka shkuar në shtëpinë e shoqes së klasës për t’i dhuruar lule, për “Shën Valentin”.
Siç shihet në video, i vogli i veshur me kostum të zi, dhe me lule në dorë dhe çokollata, shkon dhe troket në derën e vajzës.
Vogëlushi i ka kërkuar babait të shoqes nëse mund ta shikonte atë.
“A mund të shoh Lilën?”.
Më pas Lila ka dalë nga dera, ndërsa djali futet, i jep lulet dhe i thotë gëzuar “Shën Valentinin” dhe më pas e përqafon.