Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shën Valentini: Historia dhe kuptimi i festës së dashurisë

Shën Valentini

Dita e Shën Valentinit, që festohet më 14 shkurt, është një ditë kur të dashuruarit shprehin dashurinë e tyre përmes urimeve dhe dhuratave.

“Britannica” ka shkruar se duke pasur parasysh ngjashmëritë, është sugjeruar që kjo festë ka origjinën nga festivali romak i “Luperkalisë”, i cili mbahej në mes të muajit shkurt. Ky festival festonte ardhjen e pranverës.

Në fund të shekullit të V-të, Papa Gelazius i ndaloi festimin e Luperkalisë dhe shpesh i atribuohet se ai e zëvendësoi atë me Ditën e Shën Valentinit. Megjithatë origjina e vërtetë e festës mbetet e paqartë.

Dita e Shën Valentinit nuk u festua si dita e romancës deri në periudhën rreth shekullit 14-të.

Edhe pse ka pasur disa martirë të krishterë me emrin Valentin, kjo ditë mund të ketë marrë emrin nga një prift që u martirizua rreth vitit 270 nga perandori Klaudi II Gothicus.

Edhe Çka është Halloweeni dhe pse festohet? Kuriozitet Çka është Halloweeni dhe pse festohet?

Sipas legjendës, prifti nënshkroi një letër “nga Valentini juaj” për vajzën e robëruesit të tij, me të cilën ishte miqësuar dhe, sipas disa burimeve, e kishte shëruar nga verbëria.

Disa legjenda të tjera thonë se festa ka marrë emrin nga Shën Valentini i Ternit, i cili ishte peshkop, edhe pse sipas Britannicas është e mundur që këta dy shenjtorë të kenë qenë një person.

Një legjendë tjetër thotë se Shën Valentini kundërshtoi urdhrat e perandorit dhe fshehurazi martoi çifte për t'i shpëtuar burrat nga lufta. Për këtë arsye, dita e tij e festës është lidhur me dashurinë.

Mesazhet formale, ose kartolinat e Shën Valentinit u shfaqën në shekullin e 16-të, dhe u përdorën deri në fund të shekullit të 18-të.

Kartolinat e para komerciale për Shën Valentin në Shtetet e Bashkuara u shtypën në mesin e shekullit të 19-të. Në to zakonisht paraqitej Kupidi, perëndia romake e dashurisë, së bashku me zemrat, të cilat janë tradicionalisht simbol i emocioneve.

Pasi ishte menduar se sezoni i çiftëzimit të shpendëve fillon në mes të shkurtit, shpendët gjithashtu u bënë një simbol i kësaj dite.

Dhuratat tradicionale përfshijnë çokollata dhe lule, veçanërisht trëndafila të kuq, simbol i bukurisë dhe dashurisë.

Edhe Kosovarët dashurojnë dhe e shprehin atë hapur: Shën Valentini festohet vetëm me Wolt Reklama Kosovarët dashurojnë dhe e shprehin atë hapur: Shën Valentini festohet vetëm me Wolt

Në Filipine, Dita e Shën Valentinit është data më e zakonshme e dasmave.

Festa është zgjeruar edhe për të shprehur dashurinë mes të afërmve dhe miqve.