Dita e Shën Valentinit shënohet çdo 14 shkurt, ditë kur të dashuruarit shkëmbejnë dhurata në mënyrë që të shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, raporton “Britannica”.
Ky zakon thuhet se ka filluar në një festival romak që quhej “Lupercalia”, që mbahej në mes të muajit shkurt. Festivali festonte ardhjen e pranverës dhe përmbante rite fertiliteti.
Në fund të shekullit V, Papa Gelasius I e ndaloi këtë festë dhe mendohet se e zëvendësoi me Ditën e Shën Valentinit.
Por, megjithatë, kjo ditë nuk u festua si ditë e të dashuruarve deri në shekullin XIV.
Ani pse ka pasur shumë martirë të krishterë që quheshin Valentin, dita mendohet se e mori emrin nga një prift që u martirizua në atë kohë nga perandori Claudius Gothicus II, që njihej si Shën Valentini.
Edhe
Shën Valentini: Historia dhe kuptimi i festës së dashurisë
Sipas shkrimeve, prifti që ishte në arrest të gjykatësit Asterius dhe duke diskutuar për besimin e tij, u vu në sprovë nga gjykatësi. Nëse ai do t’ia kthente shikimin vajzës së tij të birësuar, atëherë Asterius do të bënte çfarë të donte. Valentini, duke iu lutur Zotit, vuri duart në sytë e vajzës dhe ia ktheu shikimin.
Valentini më vonë ishte arrestuar për vazhdimin e ungjillizmit. Ai u dënua me vdekje nga perandori Claudius Gothicus.
Një shkrim tjetër thotë se para ekzekutimit të tij, Shën Valentini i shkroi vajzës së Asteriusit, “nga Shën Valentini i juaj”, që thuhet se “frymëzoi mesazhet romantike të sotme”.
Një tjetër legjendë thotë se Shën Valentini i ka martuar çiftet në mënyrë që t’i shpëtonte burrat nga luftërat. Kjo mund të jetë arseja që festimi i kësaj dite ka të bëjë me dashurinë.
Porositë formale, apo Valentinët, janë shfaqur fillimisht në vitet 1500, si dhe nga fundi i vitit 1700 përdoreshin kartolina.
Edhe
Kosovarët dashurojnë dhe e shprehin atë hapur: Shën Valentini festohet vetëm me Wolt
Valentinët zakonisht përzgjedhin kartolina në të cilat është figura e “Cupidit”, perëndia e dashurisë në mitologjinë romake, së bashku më zemra të kuqe që tradicionalisht shprehin emocionin e dashurisë. Pasi që periudha e çiftëzimit të zogut avian fillon në mes të shkurtit, ky zog u bë gjithashtu simbol i kësaj dite.
Dhuratat tradicionale për të shënuar këtë ditë janë çokollatat dhe ëmbëlsirat të shoqëruara me trëndafila të kuq, që njihen si simbol i bukurisë e dashurisë.