Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pasagjeri “tmerrohet” pasi u bllokua në tualetin e aeroplanit

Një burrë nuk pati fat në fluturimin brenda territorit të Indisë, nga Mumbai në Bengaluru, pasi ia bllokua dera e tualetit.

Upi ka shkruar se ai mbeti i mbyllur për rreth një orë pasi dera pati një bllokim, dhe me të mbërritur në destinacion, ekipet e aeroportit ia hapën derën dhe i ofruan ndihmë mjekësore.

Ekipet e aeroplanit SpiceJet u tha se i jepnin këshilla pasagjerit të bllokuar se si të vepronte dhe ta mbante qetësinë.

“Jeni i sigurt se sapo të hapet dera kryesore do të vijë inxhinieri. Mos u trembni”, ishte porosia e ekipet për burrin që s’iu bë i ditur identiteti.

Transportuesi ajror privat shprehur keqardhjen për incidentin dhe bëri të ditur se do ta rimbursojë plotësisht.

“Gjatë fluturimit, ekuipazhi ynë i dha ndihmë dhe udhëzime pasagjerit. Pas mbërritjes, një inxhinier e hapi derën e tualetit dhe pasagjeri mori ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e kompanisë ajrore.