Një udhëtar në Indi mbeti i mbyllur në tualet të një aeroplani për më shumë se një orë pasi dera nuk funksionoi në mes të udhëtimit, shkruan BBC.
Burri ishte në fluturimin e “SpiceJet” nga Mumbai në qytetin e Bengalurusë - zakonisht një udhëtim 105 minuta - kur ngeci brenda tualetit të vogël.
Ai u shpëtua pasi aeroplani u ul në Bengaluru.
“SpiceJet” ka kërkuar falje, duke thënë se shpreh keqardhje për “shqetësimin e shkaktuar të udhëtarit”.
“Gjatë gjithë udhëtimit, ekuipazhi ynë i ofroi ndihmë dhe udhëzim udhëtarit. Pas mbërritjes, inxhinieri hapi derën e tualetit dhe udhëtari mori ndihmë të menjëhershme mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë, duke shtuar se atij do t’i rimbursohet udhëtimi.
Linja ajrore nuk pranoi të ndajë më shumë detaje për udhëtarin, por një gazetë indiane raportoi se burri ishte në “gjendje shoku”.
Edhe
Pasagjeri “tmerrohet” pasi u bllokua në tualetin e aeroplanit
Ekuipazhi i aeroplanit u përpoq disa herë ta hapte derën gjatë udhëtimit, por ishte e pamundur.
Incidenti ka ndodhur në një kohë kur ministri i Aviacionit i Indisë ka thënë se do të krijojë “dhoma lufte” në gjashtë aeroportet kryesore të vendit për të adresuar çështjet rreth shqetësimeve të udhëtarëve.
-
Sekreti i derës emergjente të avionit: Si shpëtohen pasagjerët në raste të jashtëzakonshme
-
Aeroplani detyrohet të kthehet në Çikago pas 5-orësh fluturimi mbi Atlantik
-
Si shpëtohen pasagjerët përmes derës emergjente në aeroplan?
-
Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë