Mbi 2 mijë nxënës të tri shkollave të mesme në Indiana të SHBA-së, u mblodhën për të tentuar të hynë në Librin e Rekordeve "Guiness", nëpërmjët lojës “Duck, Duck, Goose”.
Siç shkroi "Upi" të premten, loja zgjati rreth 16 minuta, në përputhje me rregullat e vendosura nga "Guiness". Zyrtarët e shkollës pretendojnë se nxënësit e kanë thyer rekordin, por kjo ende nuk është konfirmuar. Rekordi i fundit u shënua në vitin 2011, nga nxënësit e një shkolle në Missouri.
“Duck, Duck, Goose”, është lojë e njohur ndërkombëtarisht, ku lojtarët duhet të mblidhen në formë të një rrethi, e një anëtar të sillet rreth tyre. Në momentin kur anëtari e lëshon prapa shpindës së lojtarëve një send (zakonisht lodër të vogël), duhet të vrapojë që të mos kapet.
-
Qyteti në Washington tenton rekord botëror me zhytje në ujë të ftohtë
-
Njeriu i mbi 180 rekordeve botërore thyen edhe një rekord botëror
-
Rekordmeni i Guinnessit thyen rekordin e vet, i veshi 10 bluza për 15 sekonda
-
Tinejxheri amerikan bëhet i pari që mposht videolojën “Tetris”
-
Nxënësit padisin shtetin, mësuesi përfundoi provimin 90 sekonda më herët