Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nxënësit padisin shtetin, mësuesi përfundoi provimin 90 sekonda më herët

Një grup nxënësish në Korenë e Jugut ka paditur qeverinë sepse provimi i pranimit në kolegj përfundoi 90 sekonda më herët se sa ishte planifikuar, shkruan BBC.

Ata po kërkojnë 15.400 dollarë secili dëmshpërblim - kostoja e një viti studimi në kolegj.

Padia, e ngritur të martën nga të paktën 39 nxënës, pretendon se zilja ra më herët në një vend testimi në kryeqytetin Seul gjatë lëndës së parë të provimit.

Testi famëkeq i pranimit në kolegj në vend, i njohur si Suneung, është një maratonë tetë-orëshe me teste të dyfishta në shumë lëndë.

Suneung është një nga provimet më të vështira në botë.

Edhe Provimi 13-orësh, ndër më të gjatit në botë, sfida e nxënësve të verbër koreanojugorë Botë Provimi 13-orësh, ndër më të gjatit në botë, sfida e nxënësve të verbër koreanojugorë

Ai jo vetëm që përcakton pranimin në universitet dhe vendet e punës, por edhe marrëdhëniet e ardhshme.