Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rekordmeni i Guinnessit thyen rekordin e vet, i veshi 10 bluza për 15 sekonda

Një burrë nga Idaho në SHBA ka thyer rekord botëror duke arritur t’i vishte 10 bluza për 15.03 sekonda.

David Rush, që i ka shënuar mbi 250 rekorde të ndryshme Guinness, këtë rekord e ka shënuar edhe më parë, por në një kohë prej 15.61 sekondash.

Ai ka edhe plot rekorde të ngjashme, si veshja e bluzave në ekip, së bashku me bashkëshorten e tij Jennifer. Këtë rekord e kishin arritur për 30 sekonda.

Rush pati thënë se qëllim i tij është të bëjë sa më tepër rekorde botëror. Prapa tij është italiani Silvio Saba që ka 182 tituj Guinness.