Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rekord botëror, amerikani i shpërtheu 200 balona në kohë rekorde

David Rush ka shënuar rekord botëror duke i shpërthyer 200 balona për 11.83 sekonda.

Upi ka shkruar se burri nga Idaho shënoi rekordin në një sallë me 200 balona që ishin vendosur në mur.

Ky nuk është rekordi i tij i parë, as i dyti, e as i treti.

Rush ka thyer qindra rekorde të çuditshme botërore. Ka certifikata të shumta të Guinessit.