Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rekord botëror, amerikani mbajti kitarën me kokë për 1 orë e 46 minuta

David Rush e shënoi edhe një rekord botëror ditëve të fundit.

Ai ia doli ta mbante kitarën në kokë për 1 orë e 46 minuta, shkroi Upi. Amerikani e balancoi për mrekulli kitarën në ballë, duke qëndruar pa lëvizur për, ndërsa për këtë tha se kryer mijëra tentime.

Ai deklaroi se e ka filmuar momentin dhe ka aplikuar për t'u bërë pjesë e rekordit Guiness, ndërsa tash po pret konfirmimin.

Një rekord të tillë e kishte shënuar në 2021-n, ku për 1 orë e 24 minuta e kishte mbajtur kitarën sipër kokës, por Christian Rodriguez ia kishte kaluar, duke e mbajtur 1 orë e 38 minuta.