Një burrë nga Idaho ka thyer rekordin botëror Guinness, duke përdorur hundën për të fryrë 10 balona brenda një minute, shkroi të martën “Upi”.
David Rush, i cili ka thyer rreth 250 rekorde botërore Guinness për të promovuar edukimin Shkencor, Teknologjik, Inxhinierik dhe Matematikor (STEM), tha se për herë të parë para pesë vjetësh ka synuar rekordin botëror për fryrjen e balonave.
Mirëpo, disa çështje si stinët e ftohta dhe alergjitë që shkaktohen në to penguan të tejkalonte rekordin e mëparshëm prej nëntë balonash.
Rush tha se rregullat e Guinnessit kërkonin që çdo tullumbace të fryhej me hundë dhe të lidhej me duart e tij deri në fund të periudhës kohore prej 60 sekondash.
Rush e arriti me sukses rekordin duke fryrë 10 balona në kohën e caktuar.
Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2016 nga kolegia e tij, Ashrita Furman.