Një kompani ajrore është duke hetuar rastin e një gruaje e cila duke menduar se po udhëton për në Belfast, ka përfunduar në Gjibraltar pasi hyri në avionin e gabuar.
Gemma Cargin 25-vjeçare është me origjinë nga Banbridge por punon si mësuese në Manchester. Në vazhdimësi ajo udhëton për ta vizituar familjen e saj.
Ajo arriti në aeroportin e Manchesterit të dielën për fluturimin e saj dhe vazhdoi duke menduar se po hynte në portën kryesore për te avioni.
Televizioni i cili ishte në mur tregoi se fluturimi nuk ishte në atë port, kështu unë nuk e vura re se po hyja në avionin e gabuar”, ka thënë ajo.
Edhe pse pasaporta e saj ishte skanuar, askush nuk e kishte vënë re se ajo po hynte në avionin e gabuar.
Duke menduar se ka 40 minuta fluturim, ajo kishte fjetur në gjumë.
Edhe
Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë
“Unë u zgjova, e shikova orën dhe pyeta, kur po zbresim në tokë? Ata më thanë se do të zbresim edhe një orë e 50 minuta, pastaj pyeta nëse ishte fluturimi për në Belfast. Pastaj më treguan se jam duke shkuar në Gjibraltar. Unë thash ‘jam në avionin e gabuar’. Isha e shokuar, po mendoja se si do të kthehesha në shtëpi. Gjithashtu mendoja edhe për prindërit e mijë sepse ata e dinin që do të më merrnin nga aeroporti dhe nuk e kishin idenë se ku isha”.
Ekipi i fluturimit pas mbërritjes në Gjibraltar e kishin nxjerrë atë jashtë për të marrë ajër të pastër para se të ktheheshin në Manchester me aeroplanin e njëjtë.
Pastaj ajo u kthye në Manchester për të vazhduar më pas në Belfast.