Zyrtarët e Administratës së Sigurisë së Transportit të Bostonit gjetën një thikë kasapi të gjatë 25 centimetra të futur anash karriges së një foshnje kur po kalonte në një pikë kontrolli sigurie në Aeroportin Ndërkombëtar Logan, thanë zyrtarët, shkroi AP.
“Ne i duam foshnjat, por jo thikat e kasapit!” kanë thënë nga administrata të martën.
Policia e Shtetit u njoftua pasi thika u gjet të hënën dhe u sekuestrua. Askush nuk u arrestua.
Pasi u konfiskua thika, karrigia u skanua dhe gruaja me foshnjën e saj u lejuan të vazhdonin fluturimin e tyre për në Atlanta.
Nuk u bë e qartë pse e kishte fshehur thikën.
Artikuj të ngjashëm
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
Gjenden fishekë arme në valixhen e një personi gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës
-
Policia gjen thikë dhe shufër metalike në çantën e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
-
Gjendet pushkë pneumatike në valixhen e një personi në aeroport
-
Foshnja e porsalindur gjendet e mbështjellë me peshqir në një park të Londrës