Ishte shpëtim në sekondën e fundi. Disa turistë ishin dëshmitarë okularë në një udhëtim me anije në ngushticën Gerlache, një ngushticë në Antarktidë, derisa një pinguin i vogël po ndiqej nga orkat, të njohura si balenat vrasëse. Por ai shpëtoi duke u hedhur në një nga anijet e tyre dhe duke u siguruar kështu nga orkat e uritura (të njohura edhe si balena vrasëse).
"Noto, noto", brohorisnin turistët në gomone të fryra, të cilët po ndiqnin përpjekjet e dëshpëruara të pinguinit për të shpëtuar. "O zot, kjo nuk duket mirë", dëgjohet tek thotë një nga turistët, shkruan Bild.
"Eja, eja," bërtitën ata në anije dhe pinguini notoi drejt njërës prej varkave të fryra dhe u hodh – në përpjekje të parë i arriti të ngjitej në anije.
Pasi orkat e gjuetisë u zhdukën, pinguini u lëshua përsëri nga ekuipazhi i anijes.
{gallery}
-
Kamera kap momentin: Kajakisti gëlltitet nga balena, por shpëton
-
Pinguinët po ngordhin nga shkrirja e akullnajave
-
Zjarrfikësit amerikanë shpëtojnë kalin që u bllokua në pishinë
-
Shpëtuesit zvarriten nëpër akull për ta shpëtuar burrin që ngeci në ujërat e ngrira në Michigan
-
Pinguini udhëton mijëra kilometra larg mjedisit të vet, arrin në plazhin australian