Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shpëtuesit zvarriten nëpër akull për ta shpëtuar burrin që ngeci në ujërat e ngrira në Michigan

Ekipet e shpëtimit përdorën dronë dhe një varkë speciale për të shpëtuar një burrë që kishte ngecur në ujërat e ngrira në Little Bay de Noc, Michigan, të mërkurën në mëngjes.

Burri kishte rënë ndërmjet akullit të thyer dhe përdori telefonin për të thirrur për ndihmë. Shpëtuesit më pas arritën ta merrnin edhe telefonin pasi burri u sigurua.

Ekipet përdorën dronët për ta gjetur lokacionin e saktë të tij e me të arritur dy shpëtues u zvarritën nëpër akull për ta arritur burrin, shkroi BBC. 

Autoritetet kanë bërë thirrje që vendasit të qëndrojnë larg akullit.