Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zjarrfikësit shpëtojnë drerin e bllokuar në akull

Zjarrfikësit në Michigan i dolën në ndihmë një dreri që ishte bllokuar në një pellg të ngrirë.

Upi ka shkruar se zjarrfikësit u ftuan në qytetin Wyoming kur morën njoftimin se një dre ishte mbetur i bllokuar.

Image

Ata reaguan menjëherë, duke e liruar kafshën, e banorët thanë se incidenti do të shërbejë si kujtesë “për t'u kujdesur për kafshët dhe fëmijët rreth ujit pasi akulli mund të jetë i hollë”.

Incidentet e tilla ndodhin shumë shpesh në stinën e dimrit, pasi kafshët bien në pellgjet e ngrira nga akulli.