Një pinguin ka marrë rrugën nga rajoni i Antarktikut në vijën bregdetare të Australisë Jugore.
Ekspertët u befasuan kur panë pinguinin në një plazh, mijëra kilometra larg mjedisit të tij të zakonshëm, raportoi BBC.
Çdo vit, pinguinët humbasin shtresën e puplave të tyre dhe përgjatë javëve i zëvendësojnë. Për këto javë, ata nuk kanë mbrojtje nga ujërat e akullt, kështu që kërkojnë tokë – por zakonisht shumë më afër shtëpisë së tyre.
Kryetari i shoqatës “Friends of Shorebirds”, Jeff Campbell, ishte pjesë e ekipit që po bënin një studim të shpendëve përgjatë plazhit Coorong kur vërejtën pinguinin.
Campbell tha se u befasuan por nuk ishte e pazakontë, ndërsa kujtoi se në vitin 2004 ishte parë një pinguin në Portin MacDonnell.