Në një nga zbulimet e vogla por emocionuese, nga NASA në vitet e fundit, një anije kozmike që po vizitonte një asteroid të vogël nëpër rrugën e tij në sistemin diellor, ka zbuluar se ai ka edhe ndihmësin e vet më të vogël.
Anija kozmike, e quajtur Lucy, ishte duke vizituar asteroidin Dinkinesh kur bëri gjetjen e papritur të një shoku misterioz.
Nasa e dërgoi Lucyn përtej Dinkineshit si një provë për të vizituar asteroidet më të mëdhenj e më misterioz pranë Jupiterit.
E nisur në vitin 2021, anija kozmike do të arrijë tek i pari nga këta të ashtuquajtur asteroide trojanë në vitin 2027 dhe do t'i eksplorojë ato për të paktën gjashtë vjet.
Dinkinesh do të thotë "ti je i mrekullueshëm" në gjuhën e Etiopisë. Dinkineshi tashmë sipas zbulimit ka edhe një shok të vogël krah tij.
-
Një “vizitor” i huaj në sipërfaqen e Marsit, NASA zbulon për çka bëhet fjalë
-
Teleskopi i NASA-s zbulon një hënë të re që sillet rreth Uranit
-
Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës
-
“Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe
-
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë