Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane, e njohur si NASA, po kërkon 3 milionë dollarë për këdo që propozon teknologji për të zgjidhur një problem të pazakontë: riciklimin e jashtëqitjeve njerëzore në hapësirë.
NASA ka kërkuar propozime për mjete teknologjike që do të bënte të mundur riciklimin e jashtëqitjeve, urinës dhe të vjellave të astronautëve në Hënë dhe gjatë fluturimeve të gjata në hapësirë. Aktualisht janë 96 thasë me mbetje që kanë mbetur në Hënë nga astronautët e misionet e Apollos, e qëllimi është të largohen mbetjet sa më parë.
Teknologjia e zgjedhur do të përdoret në misionet e ardhshme hapësinore.
“NASA është e përkushtuar ndaj eksplorimit të qëndrueshëm të hapësirës. Ndërsa përgatitemi për misionet e ardhshme të hapësirës njerëzore, do të kemi nevojë të shqyrtojmë se si mund të zvogëlohen rrjedhat e ndryshme të mbetjeve, duke përfshirë mbetjet e ngurta, si dhe mënyrën si do të ruhen, përpunohen dhe riciklohen në një mjedis hapësinor, në mënyrë që pak ose aspak mbetje të kthehen në Tokë”, ka shkruar NASA në faqen e saj në internet.
NAS është në fazën e parë të shqyrtimit të propozimeve, derisa ekipi fitues do t'i ketë 3 milionë dollarë shpërblim.
-
Shkencëtarët dizajnojnë kostumin hapësinor që e kthen urinën në ujë të pijshëm
-
NASA lanson teleskopin e ri të fuqishëm hapësinor, për t’i eksploruar misteret e Universit
-
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë
-
Ekuipazhi i Artemis i afrohet shumë afër Hënës, i largohet në distancë rekord Tokës
-
Ekipi i “Artemis II” tani është më afër Hënës sesa Tokës