NASA ka shpallur katër astronautët që do të nisen si pjesë e misionit Artemis III në vitin 2027, hapi tjetër për njerëzit për t'u kthyer në Hënë.
Astronautët janë Andre Douglas, specialist i misionit, Frank Rubio, specialist i misionit, Luca Parmitano, pilote dhe Randy Bresnik, komandant.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkuipazhi do të niset në orbitën e Tokës vitin e ardhshëm, nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, në bordin e anijes kozmike Orion.
Gjatë fluturimit të tyre, astronautët do të testojnë takimet dhe aftësitë e ankorimit midis Orion dhe anijeve kozmike komerciale, manovra që do të kërkohen për misionet pasuese për t’u ulur në Hënë.
Artemis III shënon "fillimin e së ardhmes", ka thënë administratori i NASA-s, Jared Isaacman.
Megjithatë kanë lindur pyetje pasi një anije Blue Origin, e cila ishte vendosur të transportonte astronautët e ardhshëm në Hënë më vonë këtë dekadë, ka shpërthyer gjatë një prove muajin e kaluar.