Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekipi i “Artemis II” tani është më afër Hënës sesa Tokës

nasa

Ekipi i "Artemis II" tani është më afër hënës sesa Tokës, njoftoi NASA të shtunën në mëngjes, ndërsa katër astronautët përfunduan ditën e tretë të fluturimit të tyre drejt hënës.

"Mund ta shohim hënën nga kapaku i ankorimit tani. Është një pamje e bukur", tha një anëtar, të cilin NASA e ndau në një postim në X.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri në orën 11 të mëngjesit të së shtunës, anija kozmike Orion kishte udhëtuar më shumë se 244,000 km larg Tokës që nga lëshimi i saj të mërkurën.

NASA publikoi të premten fotografitë e para të bëra nga ekipi nga dritaret e kapsulës.

Fotografia e parë e bërë nga Reid Wiseman tregon ndarjen midis natës dhe ditës, e njohur si terminatori, që pret në mes Tokën. Në imazhin e dytë shihet i gjithë globi me oqeanet e mbuluara nga re të bardha që rrotulloheshin. Sipas NASA-s në foto shihet edhe një aurorë e gjelbër që shkëlqen. 

"Është mirë të mendosh se, me përjashtim të katër miqve tanë, të gjithë ne përfaqësohemi në këtë imazh", tha drejtuesja e sistemeve të eksplorimit e NASA-s, Lakiesha Hawkins. Ajo shtoi se misioni po shkonte mirë.

Orioni do të udhëtojë rreth 6,400 km përtej hënës përpara se të kthehet prapa, duke ofruar pamje të papara dhe të ndriçuara të anës së largët hënore.

Nëse gjithçka shkon mirë, astronautët do të vendosin një rekord duke u larguar më larg Tokës se çdo njeri më parë - më shumë se 440,000 km. 

Ata janë udhëtarët e parë hënorë që nga Apollo 17 në vitin 1972.

Misioni është pjesë e një plani afatgjatë për t'u rikthyer vazhdimisht në hënë, me qëllim krijimin e një baze të përhershme që do të ofrojë një platformë për eksplorim të mëtejshëm.