Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Atë që s’e kanë parë kurrë më parë sytë e njeriut” – Ekipi i “Artemis II” niset për në Tokë

artemis II

Foto: Associated Press

Orët e së hënës dhe të martës sipas kohës sonë, kanë qenë historike. Ekipi i “Artemis II” ka përfunduar fluturimin rreth Hënës dhe është nisur për në Tokë.

Duke mbërritur pamje që s’i ka parë kurrë më herët njerëzimi, ekipi e theu rekordin për udhëtimin më të largët nga Toka rreth orës 20:00 më 6 prill. Rekordi i ri është 406 mijë e 772 kilometra distancë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas anija kozmike “Orion” kaloi pas Hënës, duke e humbur përkohësisht kontaktin me NASA-n dhe Tokën – ndërprerja e kontaktit ishte e pritshme dhe zgjati rreth 40 minuta.

“Houston, Integritet, kontroll komunikimi”, ishin fjalët e para të specialistes së misionit, Christina Koch, pas rivënies së kontaktit. Ajo tha se “është shumë mirë të dëgjosh sërish Tokën”.

Duke udhëtuar përtej Hënës, anija “Orion” arriti distancën maksimale të arritur ndonjëherë larg Tokës.

Pas kësaj ekipi bëri një pushim të mbikëqyrjes së pamjes, rreth një orë. Astronautët bënë fotografi dhe shpjeguan për Tokën atë që mund të shohin. Ata nuk arritën të shpjegonin pamjen e pabesueshme që po shihnin.

Tani katër astronautët kaluan orë të tëra të dërgimit të të dhënave, ata morën edhe një thirrje nga presidenti Donald Trump.

Astronautët pritet të kthehen në tokë rreth orës 1 të së shtunës.