Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Momenti kur një hajdut me maskë klouni grabit dyqanin në Australi

Një burrë me një maskë klouni ka grabitur një dyqan në Australi nën kërcënimin e armës, shkruan BBC.

Pamjet e kamerave tregojnë burrin duke kërcënuar punonjësin me armë dhe më pas largohet me para nga dyqani në Brisbane.

Punonjësi nuk u dëmtua. Hajduti u përshkrua se kishte një trup të hollë me flokë të gjatë të errët.

Ngjarja ka ndodhur më 29 dhjetor, por policia tani ka publikuar videon për të apeluar për ndihmë.