Një i dyshuar për grabitje është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në një video të publikuar, shihet i njëjti me një pistoletë në dorë, derisa në një moment e heq edhe maskën e pastaj e vendos sërish.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamjet, sipas Policisë, do të ndihmojnë në identifikimin e personit dhe kapjen e tij.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në pamje. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën grabitje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.