Policia e Kosovës është në kërkim të një personi në Graçanicë që dyshohet për veprën penale “vjedhje”.
Autoritetet policore kanë publikuar imazhe të të dyshuarit me qëllim identifikimi, ku kërkuan bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tij.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin policor.
Policia tha se mund ta lajmëroni çfarëdo informacioni që keni mbi të dyshuarin.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në kërkim të një gruaje që dyshohet për vjedhje
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vjedhje
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi
-
E hoqi maskën gjatë grabitjes, Policia ia publikon pamjet dhe e shpall në kërkim
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje