Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në kërkim të një gruaje që dyshohet për vjedhje

Person në kërkim

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është në kërkim të një të dyshuare pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje”.

Rasti ka ndodhur më 5 janar të këtij viti në një qendër tregtare në Graçanicë, derisa Policia ka publikuar imazhe të të dyshuarës me qëllim identifikimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin "Vjedhja " të ndodhur më 05.01.2025, në një qendër tregtare,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së saj”, thuhet në njoftimin policor.

Policia shtoi se vlerësojnë bashkëpunimin e qytetarëve “prandaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të saj”.