Më 8 prill, miliona amerikanë do të mund ta përjetojnë eklipsin e plotë diellor, ka njoftuar NASA.
Eklipsi apo zënia e diellit pritet të zgjasë afro 4 minuta e gjysmë, e ai kësaj radhe do të shihet vetëm në disa shtete për shkak të pozitës së diellit.
Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) ka njoftuar se ngjarja do të filmohet drejtpërdrejtë dhe do të mund të ndiqet edhe shtete të tjera në transmetim.
Çka është eklipsi diellor?
Eklipsi diellor ndodh kur hëna, toka dhe dielli janë në një linjë të drejtë, duke përfshirë diellin në qendër. Nga kjo, dielli bllokohet pjesërisht ose plotësisht nga hëna për një periudhë disaminutëshe.
Ekzistojnë dy lloje të zënies së diellit: Eklips i plotë dhe i pjesshëm.