Autoritetet amerikane janë paralajmëruar se eklipsi i plotë diellor i prillit mund t'i rrisë gjasat për shtim të aksidenteve rrugore. Studiuesit kanë thënë se bazuar në vitet e kaluara, në momentin kur ndodh eklipsi, njerëzit nguten për ta shikuar dhe shkaktojnë aksidente, transmetoi DailyMail.
Mesatarja e vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) çdo ditë është 114, por katër vjet më parë kur u shfaq eklipsi, brenda një dite numri i të vdekurve shkoi në 189.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPra, sipas paralajmërimit, miliona njerëz janë në rrugë me vetura duke përcjell eklipsin, me ç'rast rrezikojnë të shkaktojnë tollovi dhe aksidente.
Më 8 prill do të ndodhë eklipsi i plotë i diellit. Ai pritet të zgjasë disa minuta.