Botë

Oftalmologu zbulon sa njerëz patën probleme me sy pasi shikuan eklipsin diellor pa syze

Eklipsi

Foto: Associated Press

Një ekspert ka zbuluar se njerëzit nuk i morën parasysh paralajmërimet e mjekëve që të mbanin syza mbrojtëse kur të shikonin diellin gjatë eklipsit të hënën. 

Një oftalmolog në New Jersey ka thënë se ka pasur dyndje të pacientëve që kanë shkuar në kontroll dhe ata që kanë thirrur me ankesa për dhimbje në sy pasi kanë shikuar drejt diellit. 

Oftalmologu Jeffrey Dello Russo ka thënë se ka pasur rreth 25 pacientë që i kanë dëmtuar sytë gjatë eklipsit. 

Dello Russo ka konfirmuar se disa prej pacientëve kishin problem me dallimin e ngjyrave dhe kishin pranuar se e kanë shikuar eklipsin pa syza mbrojtëse. 

“Disa persona pranuan se nuk vendosën fare syzet për eklipsin diellor, disa e keqkuptuan ose vendosën syze normale të diellit”, ka thënë ai. 

Ai ka thënë se është e frikshme se çfarë dëmi mund të bëhet nga shikimi për vetëm disa sekonda i eklipsit. 

Eklipsi i fundit diellor që u pa nga SHBA-ja ishte në vitin 2017. Atë kohë, Dello Russo ka thënë se ishin rreth 100 raste të njerëzve që përjetuan humbje totale të shikimit pasi shikuan eklipsin pa syze mbrojtëse.