Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çfarë të prisni gjatë eklipsit të plotë diellor në vitin 2024

Shikuesit në të gjithë Amerikën e Veriut do ta kenë mundësinë ta shohin një mrekulli në vitin 2024, kur një eklips total diellor do të kalojë mbi Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ngjarja qiellore e shumëpritur nuk ndodh deri më 8 prill, por fansat e eklipsit tashmë po rezervojnë hotele dhe ekspertët sugjerojnë të bëni plane tani për të mos e humbur.

Kjo po ndodh sepse një eklips i plotë diellor nuk do të jetë përsëri i dukshëm në të gjithë SHBA-në deri në gusht 2044. (Kanë kaluar gati gjashtë vjet që nga "Eklipsi i Madh Amerikan" i 2017.)

Këtu është gjithçka që duhet të dini për eklipsin e ardhshëm.

Një eklips i plotë diellor ndodh kur hëna kalon mes Tokës dhe diellit, duke e bllokuar komplet faqen e diellit.

Ata që kanë pamje të mirë, do ta shohin eklipsin e plotë.

Edhe Rrini gati, ja kur do të shfaqet eklipsi diellor Kuriozitet Rrini gati, ja kur do të shfaqet eklipsi diellor

Gjatë këtij eklipsi, qielli do të errësohet aq sa do të duket mbrëmje.

Në momentin që ndodh eklipsi, do të krijohet një rreth në formë unaze diamanti e që më pas bllokohet edhe ajo duke mos lënë dritë dielli direkte.