Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lirohet pas 34 vjetësh amerikani që ishte dënuar gabimisht me 400 vjet burgim

Sidney Holmes u përlot kur gjykata e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e rihetoi rastin e tij dhe u shpall i pafajshëm, shkroi DailyMail të mërkurën.

Ai ishte dënuar me 400 vjet burgim për një grabitje të armatosur, ndërsa i kishte mbajtur 34 vjet në qeli, e tash, Gjykata gjeti prova për t'ia rihetuar rastin.

Holmes, tash 57-vjeçar, tha se s'ka urrejtje dhe së “duhet të vazhdojë të lëvizë”, ani pse ka kaluar tërë këto vite në burg.

Amerikani ishte arrestuar në verën e 1988-s, pasi ishte parë duke vozitur veturën e tipit “Oldsmobile Cutlass”, e cila dyshohej se ishte përdorur për grabitje.

Gjatë grabitjes ishin vrarë edhe disa persona të pafajshëm. Holmes ishte dënuar para kësaj vepre edhe për raste të tjera, e si masë ndëshkuese, ishte vendosur që të dënohej me 400 vjet burgim.