Një foto e një personi tjetër me të njëjtin emër çoi në arrestimin gabimisht të një burri të qytetit të New Yorkut, i cili u shfajësua dhe u lirua të enjten, pasi kaloi më shumë se 18 vjet pas hekurave për vrasje.
Prokurori i rrethit të Brooklynit, Eric Gonzalez, ka thënë se ndjekja penale e Sheldon Thomas, tani 35 vjeç, u komprometua që në fillim për gabime të rënda dhe mungesën e shkakut të mundshëm" për ta arrestuar atë për vrasjen fatale të 14-vjeçarit, Anderson Bercy, më 24 dhjetor të vitit 2004, raportoi Associated Press të premten.
Thomas ishte një nga tre personat e akuzuar për vrasjen e Bercys dhe plagosjen e një adoleshenteje tjetër nga disa të shtëna me armë zjarri.
“Kur isha në qeli, mendoja për këtë moment dhe riprodhoja bisedat që do të bëja me veten time, çfarë do të thoja”, tha Thomas në gjykatë, ku i shprehu ngushëllime edhe familjes së viktimës.
"Për momentin, unë jam pa fjalë”, ka shtuar ai.
Pasi mbërriti në seancë me pranga, ai u largua me krahun rreth gjyshes së tij.
-
Amerikani lirohet 19 vjet pas vrasjes që nuk e kishte kryer
-
Lirohet pas 34 vjetësh amerikani që ishte dënuar gabimisht me 400 vjet burgim
-
Del i pafajshëm pas 38 vjetësh amerikani që u dënua gabimisht për vrasje
-
Burri që u dënua gabimisht për vrasje në New York, lirohet pas 20 vjetësh
-
I burgosuri në Britani që u lirua gabimisht kthehet vullnetarisht në qeli