Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas 48 vjetëve në burg, amerikani shpallet i pafajshëm për vrasje

Një gjykatë në Oklahoma ka shfajësuar Ginny Simmonsin, 70 vjeç, që ishte në burg për gati gjysmë shekulli për një vrasje të vitit 1974. Është dënimi më i gjatë i gabuar që është vuajtur në SHBA, shkruan BBC.

Simmons u lirua në korrik, kur një gjykatës urdhëroi të bëhej një gjyq i ri.

Të martën, gjyqtarja Amy Palumbo e shpalli të pafajshëm 70-vjeçarin “pasi s’ka prova që Simmons e ka kryer vrasjen”.

Simmons kishte vuajtur 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg për vrasjen e Carolyn Sue Rogers gjatë një grabitjeje në një dyqan pijesh alkoolike në periferi të Oklahomas. Kjo e bën atë të burgosurin më jetëgjatë që është liruar, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve.

https://www.koha.net/bote/402477/pas-20-vjeteve-burgim-gruaja-ne-australi-shpallet-e-pafajshme-per-vrasjen-e-kater-femijeve-te-saj/

Edhe Gruaja amerikane lirohet pas 43 vjetëve për vrasjen që nuk e kishte kryer Botë Gruaja amerikane lirohet pas 43 vjetëve për vrasjen që nuk e kishte kryer

Simmonsi ishte 22 vjeç kur bashkë me një bashkëpandehur, Don Roberts, u dënuan me vdekje më 1975.

Dënimet më vonë u reduktuan në burgim të përjetshëm për shkak të vendimeve të Gjykatës së Lartë të SHBA-së.

Simmonsi kishte thënë se ishte në shtetin e tij të lindjes, Luiziana në kohën e vrasjes.

Një gjykatë e qarkut e liroi Simmonsin në korrik pasi konstatoi se prokurorët nuk ia kishin dorëzuar të gjitha provat avokatëve mbrojtës, duke përfshirë se një dëshmitar kishte identifikuar të dyshuar të tjerë.

Simmons dhe Roberts u dënuan pjesërisht për shkak të dëshmisë nga një adoleshent që ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Adoleshenti tregoi me gisht disa burra të tjerë gjatë rreshtimit të policisë.

Roberts u lirua me kusht në vitin 2008.

Personat e dënuar gabimisht në Oklahoma kanë të drejtë për kompensim deri në 175 mijë dollarë.

Edhe Amerikani lirohet 19 vjet pas vrasjes që nuk e kishte kryer Botë Amerikani lirohet 19 vjet pas vrasjes që nuk e kishte kryer

Simmons aktualisht po lufton me kancerin e mëlçisë, sipas GoFundMe, ku po mblidhet para për shërimin e tij.