Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Linja ajrore më e gjatë në botë planifikohet të nisë më 2025

Linja ajrore australiane Qantas ka njoftuar se do të nisë fluturimin tregtar më të gjatë të pandërprerë deri në fund të vitit 2025 - nga Sydney në Londër për 19 orë.

Pas pesë vitesh planifikim, kompania njoftoi se kishte porositur 12 avionë Airbus A350-1000 për fluturime drejt qyteteve të largëta si pjesë e programit "Project Sunrise".

Ato fluturime do të nisin nga Sydney në fund të vitit 2025, ndërsa më vonë mund të shtrihen edhe në Melbourne, shkruan agjencia “France Presse”.

"Llojet e reja të avionëve mundësojnë gjëra të reja", ka thënë drejtori i Qantas, Alan Joyce, në një deklaratë. “A350 dhe Project Sunrise do ta kthejnë çdo qytet në vetëm një fluturim larg nga Australia”, shtoi ai.

Qantas filloi testimin e fluturimeve të gjata në vitin 2019, duke përfshirë një fluturim të atëhershëm prove, 17.8 mijë kilometra midis Londrës dhe Sydneyt që zgjati 19 orë e 19 minuta. Në të njëjtin vit, u testua një fluturim midis New Yorkut dhe Sydneyt, 16.2 mijë kilometra i gjatë, që zgjati pak më shumë se 19 orë.

Singapore Airlines aktualisht ka fluturimin më të gjatë komercial. Nga Singapori në New York mund të arrihet për më pak se 19 orë, që është një distancë prej rreth 16.7 mijë kilometra.

Artikuj të ngjashëm