Një fluturim nga Aeroporti i Sydneyt të Australisë drejt Londrës në Britaninë e Madhe, po synon të thyejë rekord për fluturimin më të gjatë në botë. Ky relacion pritet të zgjasë afro 24 orë, ndërsa po konsiderohet si më i gjati në histori.
Distanca ajrore mes dy vendeve llogaritet të jetë mbi 16 mijë kilometra, e fluturimi pritet të kryhet gjatë 2025-s, shkruan "Thestreet".
Fluturimi do të bëhet nga avioni Airbus A350-100, me kapacitet për të transportuar afro 400 pasagjerë.
Projekti i quajtur Project Sunrise, ka kryer një numër testimesh, ndërsa kanë ngelur të kryhen edhe disa të tjera.
Rekordin botëror e mban fluturimi i kompanisë ajrore Air Tahiti, që kishte nisur një avion në 2020-n nga Aeroporti Ndërkombëtar i Faa'a, zonë franceze në Oqeanin Paqësor, drejt Parisit.
-
Avioni Dubai-Izrael ka rënë me shpejtësi prej mbi 5.000 metrash brenda dy minutash
-
Aviacioni po përballet me qiell më të nxehtë dhe me më shumë stuhi
-
“Atë që s’e kanë parë kurrë më parë sytë e njeriut” – Ekipi i “Artemis II” niset për në Tokë
-
Astronautët e “Artemis II” thyejnë rekordin për udhëtimin më të largët nga Toka
-
Çka po ndodh me fluturimet në Lindjen e Mesme?