Kompania ajrore saudite me kosto të ulët, Flynas, ka pezulluar përkohësisht linjën ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Jeddahit.
Kjo linjë ishte inauguruar më 1 tetor të vitit të kaluar dhe ka operuar deri më 12 prill. Ishte hera e parë që pati fluturim direkt nga Kosova në Arabinë Saudite.
Sipas planifikimeve aktuale, fluturimet pritet të rifillojnë më 3 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 23 tetor.
Ndërkohë, orari i fluturimeve për sezonin dimëror 2026/27, i cili nis më 25 tetor, ende nuk është publikuar.
Jeddah është qyteti i dytë më i madh i Arabisë, pas kryeqytetit Riad.
Konsiderohet si porta hyrës për myslimanët që vizitojnë Mekën dhe Medinën.
Artikuj të ngjashëm
-
1 tetori sjell fluturimin e parë nga Arabia Saudite në Kosovë
-
Realizohet fluturimi i parë direkt Prishtinë - Jeddah
-
Sulm i ri në aeroportin e Riadit, raportohet edhe për në atë të Jemenit
-
Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite
-
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit