Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka njoftuar se sot (1 tetor) e ka pritur fluturimin e parë direkt nga qyteti i Arabisë Saudite, Jeddah, në kryeqytetin e Kosovës.
“Një moment historik! Aeroporti ynë mirëpret sot fluturimin e parë direkt për në Jeddah, duke e sjellë Prishtinën më afër botës. Fluturim të mbarë për në destinacionin tuaj të ri!”, ka njoftuar Aeroporti.
Është hera e parë që do të ketë fluturime direkt nga Kosova në Arabinë Suadite.
Jeddah është qyteti i dytë më i madh i Arabisë, pas kryeqyetit Riad.
Konsiderohet si porta hyrës për myslimanët që vizitojnë Mekën dhe Medinën.
Artikuj të ngjashëm
-
1 tetori sjell fluturimin e parë nga Arabia Saudite në Kosovë
-
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
-
Çfarë duhet të dini para se të merrni veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës
-
PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina
-
Rekord, mbi gjysmë milion pasagjerë brenda një muaji në aeroportin “Adem Jashari”