Kompania e fluturimeve, Cathay Pacific, po synon ta realizojë fluturimin më të gjatë në botë, nga Hong-Kongu në drejtim të New-Yorkut.
Ky fluturim pritet të zgjasë 17 orë e 50 minuta, duke fluturuar mbi Atlantik dhe jo mbi Paqësor, me qëllim të evitimit të territorit rus, raporton “TheGuardian” të mërkurën.
Distanca mes dy vendeve në këtë fluturim është mbi 16 mijë kilometra.
“Ne gjithmonë jemi duke përdorur rruge emergjente për ngjarje ose skenarë të mundshëm brenda botës së aviacionit”, u tha nga kompania ajrore.
Pas pushtimit rus, shumë kompani ajrore në tërë globin kanë ndërprerë shërbimet për në Moskë ose kanë shmangur hapësirën ajrore ruse. Po ashtu, kompanive ruse të fluturimeve u është ndaluar hapësira ajrore nga vendet perëndimore.
-
Paralajmërohet fluturimi më i gjatë në histori, gati 24 orë në qiell
-
Fluturimi më i shkurtër në botë zgjat 53 sekonda, vendet që arrihen në disa minuta
-
Udhëtimi më i gjatë në botë: Kaloni nëpër 17 vende, gjashtë zona kohore dhe në të gjitha stinët
-
Linja ajrore më e gjatë në botë planifikohet të nisë më 2025
-
Astronautët e “Artemis II” thyejnë rekordin për udhëtimin më të largët nga Toka