Një krijesë misterioze e cila ende nuk ka arritur të identifikohet është kapur në pamjet e një vizitori në Karolinën e Jugut.
Raine McKinney bëri një video pranë urës jugore, rrugës për në ishullin Pawleys, duke treguar atë që duket të jetë një peshk i pazakontë që noton në ujë.
Videoja u dërgua në Departamentin e Burimeve Natyrore të Karolinës së Jugut, por pak përgjigje ishin të disponueshme.
“Njerëzit në zyrën time janë krejtësisht të habitur, por ne nuk jemi ekspertë”, tha një përfaqësues i departamentit.
Përfaqësuesi tha se polic sugjeroi se kafsha mund të ishte një kallamar, por ata nuk ishin të sigurt.
Edhe
Peshkaqeni misterioz kapet në brigjet Cape Cod
Dihet se kallamarët e shkurtër të Atlantikut jetojnë në ujërat e Karolinës së Jugut. Kallamarët e gjatë gjenden shpesh ujërat e Karolinës së Veriut.
Videoja u përcoll më pas në Institutin e Kërkimit të Burimeve Detare në Charleston, i cili ende po analizon pamjet.