Banorët pranë një liqeni në Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një vit që po e vërejnë një lopë duke u endur lirshëm në atë zonë, e tash kanë vendosur ta “emërojnë”.
Upi ka shkruar se sipas banorëve, lopa endet ditën dhe natën në atë zonë, duke shtruar dilemën se e kujt mund të jetë dhe nga ka ardhur.
Banorët e quajtën “lopa bubullimë” pasi thanë se shfaqet papritur dhe ka ngjyrë të zezë.ë
“Ajo thjesht del nga askund. Na befason sepse është lopë e lirë dhe qëndron jashtë”, ka thënë banorja Natalie Bevill.
Ajo ka postuar video ku shihet lopa “e çuditshme”, duke thënë se janë bërë përpjekje në të kaluarën për ta kapur, por ka qenë e pamundur.