Disa qytetarë u tmerruan në rrugët e Brooklyt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një lopë iku nga një thertore.
Siç shkroi Upi të mërkurën, Vincent Fontana, pronar i një picerie tha se e pa momentin kur lopa “iku nga thika”, e nisi vrapin nëpër rrugë.
Ai tha se në atë moment njerëzit u nisën me atë çka kishin në dorë ta kapnin lopën, por kjo u arrit krejt vonë.
Pamjet e publikuara nxitën reagime në internet.