Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shpëton lopa që kishte mbetur e bllokuar nën tunel

Një lopë kishte ikur nga kullota në Connecticut të SHBA-së dhe dy muaj më vonë është gjetur pranë një tuneli nën një autostradë, ka shkruar Upi.

Kompania Vullnetare e Zjarrfikësve ka deklaruar se lopa është parë në tunelin e Rrugës 9, pranë linjës së qyteteve Middletoën-Higganum. Kafsha ishte futur nën tunel dhe nga vërshimet e shumta të ujit, largimi i saj herën e parë ishte vështirësuar shumë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas, sipas Upit, një ekip tjetër doli në vendngjarje dhe pas disa tentativave, e shpëtoi lopën.

Ajo u dërgua në një stallë në Niantic dhe Departamenti i Bujqësisë po merret me të.